Shqipëri-Greqi, të hapen “letrat”

06/02/2014 00:00

Kryeministri grek Andonis Samaras deklaroi gjate nje takimi me Ministrin e Jashtem shqiptar, Ditmir Bushati se tashme dy vendet duhet t’i japin zgjidhje te gjithe problemeve qe preokupojne marredheniet dypaleshe.

Athina zyrtare pranon se tashme ka ardhur koha qe ne tryezen e bisedimeve,te hidhen te gjitha ceshtjet,te vjetra dhe te reja,qe mbajne peng keto marredhenie.

Sikurse nje dite me pare gjate takimit me presidentin e greqise,Papulias,zoti Bushati kerkoi qe dy vendet duhet te lene menjane stereotipet,dhe te dialogojne me besim reciprok,ne nivel politike,dhe njekohesisht edhe teknik,per zgjidhjen e problemeve qe mbajne peng marresheniet,cka eshte pranuar tashme edhe nga athina zyrtare.

Kryeministri grek, tha se Greqia eshte e gatshme te dialogojne per zgjidhjen e gjithe problemeve qe kane mbajtur peng keto marredhenie,dhe te shikohe me pozitivitet e ardhmia e dy vendeve tona.
Sipas tij,te dy vendet ndajne histori te perbashket,dhe tashme jane aleate ne NATO, njekohesisht,partnere te mire ne nje sere nismash rajonale. Zoti samaras perseriti mbeshtetjen e athines per integrimin europian te shqiperise.

Ai tha ishte optimist per marrjen e statusit kandidat per anetar ne B.E gjate presidences greke te bashkimit europian.Jashte bisedes nuk mbeti as bashkepunimi i dy vendeve per ndertimin e gazsjellesit TAP,ku pervec te qenit pjesetar ne kete projekt gjigand,te dy vendet behen pjese e hartes boterore te energjise,dhe njekohesisht,futen ne rrjetin europian te sigurise,nje zhvillim ky qe do te sjelle me teper siguri dhe prosperitet ne rajonin e ballkanit.

Zhvillimet pozitive ne nivel politik,tashme konsiderohen si nje shans I madh per fillimin e nje dialogu te sinqerte midis dy vendeve tona.

Mbeten per te pare,nese kete here dy palet do te ri-aktivizojne komisionet dypaleshe per zgjidhjen e problemeve te kufirt detar,te  pronave ne te dy anet e kufirit,te varrezave te ushtareve greke,te komisionit te ujrave dhe transportit,si dhe ti jape fund perfundimtare ceshtjes se toponimeve.

Top Channel