Meta zbaton rregulloren për Berishën

06/02/2014 00:00

Parlamenti kishte një situatë të tensionuar gjatë gjithë paradites së të
enjtes dhe u shndërrua në arenë akuzash dhe kundërakuzash, që në
epiqendër të tyre kishin ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla denoncoi menyren sesi jane menaxhuar tatimet gjatë qeverisjes së ish-Kryeministrit, i cili akuzoi me herët Edi Ramen dhe Ilir Metën per nderhyrje korruptive dhe te paligjshme tek serveri i tatimeve.

“Si s’të vjen turp që e kishe kthyer në ortak drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve dhe atë që e kishe ministër Financash, drejtori i Tatimeve i thoshte: ‘Ik se nuk të njoh, se urdhërat i marr vetëm nga Kryeministri’. Jep përgjigje se si e kishe ngritur gjithë atë skemë, ku vidheshin për një ditë të vetme 7 milionë euro. Tani normalisht që të ka ikur buzëqeshja dhe je trembur se hetimet po shkojnë tek burimi, tek drejtori i Përgjithshëm, nga i cili varej e gjithë kjo skemë dhe sigurisht që drejtori një ditë të bukur do të nxjerrë edhe ty emrin”, tha Balla.

“Po flet një person, i cili është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë në Rajcë, i cili është në ndjekje sepse është ndaluar në kufi të Shqipërisë për trafik prostitucioni në kohën e Fatos Nanos, i cli është në ndjekje për favorizim të drogës”, u shpreh Berisha

“Ka vite e vite që fyhen e fyhen njerëz këtu dhe që ia kam thënë mediave që parlamentin të mos ndjekë çdo moshë, për shkak të këtij njeriu dhe disa njerëzve të tjerë”, tha deputeti socialist, Besnik Bare.

Ish-kryeministri nuk ka lene asnje rast pa replikuar me kedo ne Parlament, por ndryshe nga çdo here tjeter, ndaj zotit Berisha u zbatua rregullorja e Kuvendit për çështjen e minutazhit. Deri tani zoti Berisha eshte lejuar te flase nga kryetari i Kuvendit pa kufij kohore, por mesa duket, kjo nuk do te ndodhe me.

Top Channel