Lidington: Optimist për qershorin

06/02/2014 00:00

Britania e Madhe ishte në grupin e vendeve që kundërshtuan me forcë në
dhjetor, dhënien e statusit të vendit kandidat të Bashkimit Europian për
Shqipërinë.

Por ministri britanik për Europen, David Lidington që vizitoi këto ditë Tiranën, thote në një intervistë për Top Channel se vendi i tij do të mbështese perspektiven europiane dhe se Londra eshte optimiste se statusi i vendit kandidat do të jepet në qershor.

Zoti Lidington, ne nje interviste ekskluzive per Top Channel thote se Britania e Madhe eshte e inkurajuar nga vullneti i Qeverise shqiptare per reforma, sidomos ne ate te gjyqesorit dhe se pret, qe edhe opozita te jape mbeshtetje per to.

Sokol Balla
: Zoti ministër faleminderit që jeni në Top Channel.Ju e keni vizituar Shqipërinë disa herë. Nga ajo që keni parë cfarë ndryshon kësaj radhe nga herët e tjera kur ju keni vizituar vendin tonë?

David Lidington:
Mendoj se që prej vizitës time të fundit këtu, tani kemi ndryshim të Qeverisë, që natyrisht është një diferencë e madhe. Natyrisht ne e kemi parë Shqiqërinë me të dyja qeveritë atë të shkuarën dhe të tanishmen, duke ecur përpara drejt objektivit të saj që është Bashkimi Europian. Kanë ndodhur disa reforma thelbësore, posaçërisht për sa i përket shtetit ligjor. Është me rëndësi që të tilla reforma të cohen akoma më përpara.

Sokol Balla:
Cilat ishin arsyet përse Britania e Madhe u rreshtua në një grup vendesh shumë të ashpra kundër Shqipërisë?

David Lidington: Le t’i rikthemi dhjetorit. Unë e kuptoj përse njerëzit në Shqipëri e konsideruan vendimin shumë zhgënjyes. Nuk dua të them asak se në Shqipëri nuk ka arritje. Padiskutim kanë ndodhur ndryshime, sinjifikative.Por pozicioni ynë në dhjetor ishte se Qeveria e re kishte në detyrë vetëm për 9 javë që do të thotë se ishte diçka e panjohur. Nuk ishte vetëm Britania e Madhe, siç e thatë, ishte një numër vendesh të cilat mbajtën qëndrimin se ne duhet ta testojmë ketë qeveri, vendosmërinë për ti forcuar dhe çuar përpara reformat. Kryeministri ynë është i medimit se çështja nuk qëndron nëse Shqipëria do t’i bashkohet apo jo unionit europian por është thjesht çështje kohe.Ky ishte pozicioni ynë në dhjetor i njëjti është edhe sot.Çfarë i kam deklaruar ministrave tuaj gjatë vizitës time lidhet me faktin se është në interesin tuaj të thelloni reformat posacërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Sokol Balla: Sondazhet në UK tregojnë se UKIP është një parti që në zgjedhjet europiane nëse ato do të mbaheshin sot do të ishin në pozita tepër të forta për në Parlamentin Europian, ndoshta e dyta pas laboristëve.Sa realisht ndikojnë ngjarje të tilla në marrjen e vendimeve të rëndësishme në Bruksel , siç do të jetë ai i qershorit për Shqipërinë?

David Lidington: Unë asnjëherë nuk e kam ditur që UKIP ishte një forcë politike me rëndësi në Gjermani. Ishte një grup vendesh që morën atë vendim në dhjetor se koha nuk ishte e përshtatshme për të dhënë pëlqimin e tyre ndaj Shqipërisë për statusin.

Sokol Balla:
Në Hollandë ama ishte e qartë që vendimi u mor për shkak të situatës delikate dhe ballancës në Qeveri për shkak të një force të djathtë të ekstremit antieuropian?

David Lidington: Ishte një votim në parlamentin e Holladës. Për këtë mund të flasë më shumë se unë ministri këtij vendi. Një prej mesazhe që unë kam për kolegët e mi të Tiranës është të ndërtuarin e opinionit pro jush jo vetëm me qeveritë europiane por edhe me parlamentet e këtyre vëendeve.Që ne ta vijojmë zgjerimin pas Kroacisë na duhet të shikojmë me rigorizitet zbatimin e rregullave të vendosura, implementin e tyre në terren, për këtë udhëtim europian. Kjo është e gjitha cfarë dëshirojmë të shikojmë prej qeverisë shqiptare.Cfarë unë dëgjova prej Kryeministrit Rama në fjalimin e tij për reformën në drejtësi, komentet në Prizren, planin e tij për vizitën historike në Beograd që do të jetë një moment historik  për rajonin, e që dërgon mesazhin e fqinjësisë së mirë, kjo është pjesë e pranimit në BE, këto janë me të vërtetë shenja inkurajuese.

Sokol Balla: Nga kontaktet që keni patur me drejtuesit e ri të opozitës të djathtë tashmë mendoni se do të jetë e lehtë të arrihet një konsensus nga opozita për këto reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi?

David Lidington: Zhvillova një takim me zotin Basha të cilin e kisha takuar më parë në Londër dhe në përfundim të bisedës u largova me një ide të qartë se PD-ja mbetet e vendosur për destinacionin europian të Shqipërisë dhe reformat që lidhen me këtë proces.Mu tha prej kryetarit të  parlamentit Meta dhe Kryeministri Rama se ata duan të ndërtojnë një konsensus. Shpresoj se rruga do të gjendet, në arritjen e një marrveshje të pranueshme publike, prej të gjitha partive politike, për të gjitha punët e vendit, posacërisht për nevojën e antarësimit në BE.

Sokol Balla: Ju thatë që ka një lloj vizioni të reformave të qeverisë së re por a do të jetë kjo mjaft që në qershor, ne të marrim një përgjigje positive, ose cilat janë mundësitë, që ne të marrim përgjigje pozitive në qershor?

David Lidington:
Unë s’jam një njeri që vendos baste, nuk dua të jap koficentë pasi është një cështje me rëndësi kështu më mirë mos të flasim për baste.Unë shpresoj se do të arrihet një dakortësi në Qershor. Qartësisht, unë s’jam në pozitë për të folur në emër të 28 qeverive se çfarë do të thonë pas disa muajsh. Gjithçka do të varet nga zhvillimet prej tani deri atëherë. Ajo që mund të them është se një përkushtim publik i tërësishëm i udhëheqësve politik shqiptarë, për të vazhduar reformat posacërisht në ato që lidhen me shtetin ligjor thënë ndryshe gjykata të pavarura, një sistem i pavarur i prokurorisë, masa të forta anti-korrupsion, të gjitha këto janë të mirëpritura. Janë natyrisht një test dhe më e rëdësishmja , fjalët e thëna duhet të përkthehen në aksione të mirëfillta politike.

Top Channel