Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Kongresit Amerikan dekoroi Grupimin për Çështjet Shqiptare në Kongres me “Medaljen e Flamurit Kombëtar” dhe bashkëkryetarin e këtij grupimi, kongresmenin, Robert Aderhold me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Këto medalja Presidenti i dha me motivacionin “në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, për mbështetjen ndaj pavarësisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani u shpreh se “duke ndihmuar shqiptarër, Ju, jo vetëm keni qenë parimorë, por keni kontribuar për një Ballkan Perëndimor, të qetë e në paqe, në interes të popujve tanë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Top Channel