Partia Demokratike pritet të ashpërsojë qëndrimin e saj politik, nëse
mazhoranca do të rrëzoje në Parlament kërkesën për ngritjen e një
Komisioni Hetimor për ligjshmerinë e shkarkimeve dhe emërimeve në
Policinë e Shtetit.

“Sollën militantët, sollën klientelën, sollën edhe individë me precedentë penale dhe me rekorde në fushën e krimit, duke dhënë përmes tyre mesazhin ogurzi se Policia nuk është më vendi ku krimi luftohet, por ku krimi punësohet. Ky është komisioni i dytë që rrëzohet nga kjo shumicë e kapur pas pushtetit me mendësinë e një hordhie. Kjo është një ujdi mafioze, e menduar dhe e organizuar për të fshehur në shtatë çelësa të vërtetën e emerëimeve kriminale dhe shkarkimeve antiligjore në Policinë e Shtetit”, tha Basha.

Nje dite perpara seances plenare, kryetari i opozites Lulzim Basha, perdori per koalicionin Rama-Meta, fjalorin qe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, perdori ne konferencen e Mynihut per te shprehur shqetesimin amerikan per trendin rrites te autoritarizmit ne vendet e Europes Qendrore dhe Lindore.

“Nëqoftëse nëse grusht oligarkësh në krye të kësaj shumicë kanë ndërmend dhe po punojnë natë e ditë për të likujduar për interesat e tyre të errëta ligjin, kushtetutën, parlamentin dhe mundësisht edhe opozitën, ne ju themi sot: Hiqni dorë! Tërhiquni, hapini rrugë Komisionit hetimor të kërkuar nga opozita! Merrni pjesë, kërkoni edhe ju bashkë me ne të kthehet ligjshmëria në Policinë e Shtetit  si kusht për rikthimin e rendit në parametrat e normalitetit. Por në rast se Kuvendi do të katandiset, sic po katandiset prej kësaj qeverie, në gijotinë të ligjit dhe të Kushtetutës, opozita nuk do të harxhojë asnjë ditë për t’u bërë fasadë e kësaj farse dhe masakre, por do të vijojë misionin e saj pranë qytetarëve dhe me qytetarët”, tha Basha.

Kjo nuk do te thote ende qe opozita mund te dale se shpejti ne protesta, sepse nje vendim nuk eshte marre. Por, duke iu referuar serish zyrtareve te larte amerikane ne Departamentin e Shtetit, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, beri te qarte se Qeveria nuk ka shume kohe per te reflektuar. Siç thote kreu i opozites, rikthimi ne shinat e demokracise dhe bashkepunimi me opoziten eshte opsioni i vetem që Qeveria ka per t’u dhënë shqiptarëve integrimin europian.

“Rama dhe Meta duhet ta dinë se nuk shkohet në Europë me arrogancë duke goditur konsensusin, duke goditur ligjin, duke goditur Kushtetutën, duke goditur institucionet e pavarura, duke hedhur në erë urat e bashkëpunimit me opozitën. Nuk shkohet në Europë kundër opozitës, shkohet me të. Ky është kuptimi dhe leximi i mesazhit amerikan dhe europian”, tha Basha.

Top Channel