Heqja e tokës për kompensim, PD akuzon Qeverinë

04/02/2014 00:00

Partia Demokratike iu referua një vendimi të fundit të Qeverisë për të
treguar se sipas saj kjo mazhorancë, jo vetëm nuk ka ndërmend të
kompensojë me tokë ish-pronarët, por ka ndërmend të përdorë pasuritë e
vendit për qëllime klienteliste.

Behet fjale per nje vendim qe heq rreth 18 mije hektare toke bujqesore nga fondi i kompensimit fizik per ish-pronaret dhe ia kalon ato Ministrise se Bujqesise per t’i perdour sipas ligjit per dhenien me qira te tokes bujqesore apo sipas ligjit per koncensionet.

“Me këtë vendim Qeveria çoi ne zero fondin e tokës bujqësore që ishte planifikuar t’i shpërndahej ish-pronarëve për kompensimin fizik. Me këtë akt, Rama nxori në pah mashtrimin e tij të madh që u bëri ish pronarëve në zgjedhje, si dhe cenoi haptazi parimin e sigurisë juridike, pasi janë bërë tashmë aplikime për kompensim fizik nga ky fond”, thotë deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Sipas Partise Demokratike ky vendim antikushetues bie ndesh edhe me detyrimet qe ka lene Gjykata e Strasburgut, e cila, siç thote opozita, u ka kerkuar autoriteteve shqiptare te fillojne shfrytezimin e formave te kompensimit fizik. Zonja Tabaku thote se aplikimi i kesaj skeme, qe po hidhet poshte nga Qeveria me kete vendim, duhet te niste kete vit, por kjo jo vetem nuk po ndodh, por ky vendim, sipas demokrateve, do te demtoje rende edhe buxhetin e shtetit.

“Zerimi i ketij fondi, duke ia hequr ish-pronarëve dhe duke ia kaluar klientëve të Ramës, padyshim që do të zhbëjë tërësisht besueshmërinë e Qeverisë jo vetëm ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë por edhe ndaj Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo vendimmarrje, antiligjore, antikushtetuese e Edi Ramës, në dem të ish pronareve, do të ketë impakt të drejtpërdrejt në shqyrtimin e qindra ankesave të pezulluara nga Gjykata e Strasburgut, duke rënduar në këtë mënyrë faturën financiare që do të duhet të përballojë Buxheti i Shtetit”, tha Tabaku.

Qeveria: Tokat do i fusim në prodhim

Ministria e Bujqësisë i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku në lidhje me kalimin e rreth 18 hektarëve tokë në administrim nga Ministria e Bujqësisë.

Nepermjet nje deklarate Ministria e Bujqesise sqaron se Partia Demokratike nuk e ka lexuar, qëndrimin sqarues te saj lidhur me këtë çështje, ditën kur u miratua ky vendim i Qeverisë.

Ne deklarate theksohet se kalimi në administrim të saj, të 18.076 ha tokë bujqësore, jo vetëm nuk bie ndesh, por është në interes të ish-pronarëve. Prej vitesh kjo tokë bujqësore është zhvlerësuar dhe po degradon pandalur nga mungesa e investimeve. Asnjë metër katror i kësaj toke nuk u është kthyer pronarëve në gjithë këto vite. Dhe nder te tjera kjo tokë, ështe e vazhdon të jetë pre e ndërhyrjeve abuzive të kundërligjshme sqaron ministria e bujqesise.

Duke e marrë këtë fond toke në administrim, Qeveria shqiptare angazhohet që me investime të mirëmenduara, të fusë këtë tokë në prodhim për krijim të ardhurash dhe vende pune. Nga të ardhurat e krijuara do të përfitojnë edhe pronarët, duke rritur kuotën e kompensimit financiar të tyre. ‘Nuk është e vërtetë se ish-pronarët do të mbeten pa kompensim fizik. – thuhet ne deklarate, – Qeveria shumë shpejt do të vendosë në dispozicion të kompensimit fizik të pronarëve, sipërfaqe të tjera toke duke u mbështetur në kriteret e barazvlerës’.

Top Channel