Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme ka zhvilluar seancë
dëgjimore me tre kandidate të tjerë për ambasadorë, përkatësisht zoti
Petrit Bushati në Maqedoni, Qemal Minxhozi në Kosovë dhe Adrian Ndreca
pranë Selisë së Shenjtë të Vatikanit.

Deputetet e ketij komisioni kane degjuar platformat e paraqitura nga tre kandidatet, duke i vleresuar kandidaturat si te denja per postet e propozuara.

Shqetesimi i vetem eshte shfaqur nga deputeti demokrat Kastriot Islami per kanditaturen e propozuar si ambasador ne Vatikan, ku sipas zotit Islami ne disa shkrime te tij ai ka cilesuar presidentin e Republikes si ulok moral.

Zoti Adrian Ndreca iu pergjigj ketij shqetesimi se ai nuk ka qene kunder institucionit te Presidences, por si intelektual dhe qytetar i lire ka shkruar per ato qe i ka cilesuar si shqetesuese.

Ndreca refuzoi te kete perdorur kete term, edhe pse ai nuk eshte term qe perdoret ne gegerisht, gjuhe te cilen Ndreca e perdor ne publicistike dhe ne proza. Ndreca e quajti akuzen e Islamit te pavertete dhe shprehjen “ulok moral” si te fabrikuar ne ndonje sekretari politike me pervoje.

Nderkohe, debatet nuk munguan edhe me deputetin socialist, Ben Blushi. “Ju e konsumoni veprimtarine tuaj ne gegerisht. Nuk duhet ta beni kete kur jeni zyrtar. Nuk duhet te cenoni gjuhen letrare”, tha Blushi.

Ne pergjigje te ketij shqetesimi, Ndreca u shpreh se gegerishten e perdor vetem ne letersi dhe jo ne shkrime zyrtare. Ne korrespondencen me administraten ai thote se, e ka perdorur gjuhen standarde, edhe pse ne pergjigjet qe ka marre prej saj ka patur nje numer te shumte gabimesh.

Kandidaturat per ambasadore, pas seances degjimore ne Komisionin e Jashtem do te shkoje per dekretim tek Ppresidenti i Republikes.

Top Channel