PD: Refuzohet hetimi për policinë

03/02/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se po mbron lidhjet e saj
kriminale dhe instalimin e tyre në Policinë e Shtetit. Këtë akuzë,
kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka e beri pasi shumica ne
mbledhjen e Konferences se Kryetarëve nuk ka pranuar të ngrejë
Komisionin Hetimor për zbatimin e ligjit në shkarkimet dhe emerimet në
Policinë e Shtetit.

“Nuk u pranua nga maxhoranca me justifikimin se ne nuk kemi pasur deri më sot komisione hetimore për çështje të tilla”, tha Paloka.
 
Demokratët i kërkojnë Kryeministrit dhe ministrit te Brendshem te prononcohen publikisht, për të pakten dy emerime, përkatesisht në Policine e Vlores dhe ate te Durresit.

“Ne i kërkojmë ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të bëjnë transparencë një orë e më parë për dy faktet drithëruese të dy ditëve të fundit. Për ushtarin e Zanit që është emëruar shef i antidrogës dhe për shefin e komisariatit të Policisë, për lidhjet që ka ai me biznesmenin i dyshuar si porositës për vrasjen në Durrës. Po flasim për shefin e komisariatit që nuk pranoi të merrte dëshminë e atij që zbuloi rrjetin e ekzekutimeve me pagesë”, tha Paloka.

Per Partine Demokratike heshtja per keto dy raste dhe rrezimi i pritshm ne parlament i komisionit hetimor per emerimet dhe shkarkimet ne polici jane tregues trondites per Qeverine.

“Tregon qartazi se kjo Qeveri është jo vetëm e kapur nga krimi por fatkeqësisht po drejtohet nga krimi”, tha Paloka.

Top Channel