Grupi parlamentar socialist, i mbledhur gjatë ditës së hënë për diskutimin dhe qëndrimin mbi kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, është fokusuar tek funksionimi i Autoritetit të Medias Audiovizive, prej disa muajsh në krizë.

Deputetë të grupit më të madh parlamentar kanë kërkuar informacion për AMA-n, e cila është aktualisht me më pak se gjysmën e anëtarëve në detyrë.

Grupi parlamentar socialist do t’i kërkojë komisionit parlamentar të ligjeve një relacion teknik për amendimin e bërë për ligjin e AMA-s, propozuar nga deputeti Alfred Peza.

Ndërkohë që për riorganizimin e institucionit rregullator të medias është rënë dakord mes të dyja palëve që të merret opinioni i ekspertëve ndërkombëtarë që kanë asistuar në hartimin e ligjit të ri të medias, të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri pas mesit të shkurtit.

Top Channel