Kryebashkiaku i Vlores Shpëtim Gjika ka përshendetur aksionin e policise
për kapjen e bandës së tritolit në Vlorë. Nuk mund të ketë qytetare e
qytetar vlonjat, – thotë Gjika – që të mos e përshëndesë e të mos e
inkurajojë këtë sukses më të fundit të Qeverisë socialiste dhe çdokush
nga ne e kupton se këto janë përpëlitjet e fundit të një krimi
monstruoz, që po ia merrte frymën Vlorës e po e terrorizonte atë. 

Por, Gjika ka replikuar me prefektin e qarkut te Vlores Besnik Dervishi ne lidhje me aludimet e ketij te fundit pas zbulimit te autoresise se bombes vendosur ne automjetin e tij.

“Po, e kam fjalën për Prefektin e Qarkut. Dhe, që të kuptohem drejt, nuk kam parasysh z. Besnik Dervishi si person, për të cilin nuk kam veçse keqardhje dhe solidaritet për çka i ndodhi, meqë edhe vetë, siç e dini, i kam pasur ca siklete të ngjashme nga një “dorë bujare”, nga këto që të godasin pas shpine e në pabesi. E kam fjalën për institucionin e Prefektit që sot ai përfaqëson e nga i cili ai ka bërë, para pak ditësh, një deklaratë shumë të rëndë, me ca aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme.
Në një dalje publike, z. Prefekt ka aluduar për një “klan” që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, “e gjithë Vlora e njeh”. E sa për “klanin” që ju, z. Prefekt e aludoni si “klanin tuaj kundërshtar dhe të drejtuar nga unë vetë” dhe si të tillë e keni hedhur për konsum tavolinash, ju siguroj se i vetmi klan, të cilit unë i përkas është “klani” i qytetarëve vlonjatë që punojnë me zemër e me mendje për Vlorën, i përkas “klanit” socialist që ka vendosur mes një mijë vështirësive ta rilindë Vlorën dhe Shqipërinë. Dhe ti, mesa di, je pjesë e të njëjtit “klan”. Unë dhe ti, sikurse çdo qytetar i ndershëm vlonjat, s’kemi asnjë lidhje okulte me klane mafioze e me celula vrasësish gjakftohtë, qofshin këta edhe “të penduar”‘, tha Gjika.
 
Pas zbulimit te atentatit ndaj prefektit te qarkut, Vlore, mediat aluduan bazuar ne disa deklarime te vete prefektit qe linte te kuptonte se kryebashkiaku ishte pjese e klaneve qe kerkonin ta vrisnin.

Top Channel