Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit Qelizat e marra nga sytë e personave të vdekur mund t’iu rikthejnë shikimin të verbërve. Eksperimentet e kryera tek kaviet e laboratorit, sic raportohet në revistën “Stem Cells Translational Medicine”, treguan se qelizat njerëzore arritën t’u rijapin shikimin kafshëve të verbëra.
Ekipi i “University College London” qe kreu testet eshte i bindur se rezultate te ngjashme mund te arrihen tek njerezit, duke ua permiresuar ndjeshem cilesine e jetes, edhe pse nuk do tu sigurojne shikim te mjaftueshem sa per te lexuar.
Tek njerezit eksperimentet duhet te nisin brenda 3-vjetesh. Korneat e dhuruara te syrit jane perdorur prej disa kohesh per te permiresuar shikimin e njerezve me probleme, por ekipi i studiuesve britanike te Institutit te Oftalmologjise, ka arritur te terheqe nje lloj te vecante qelize nga pjesa e prapme e syrit e cila ka aftesine e transformimit dhe mund te perdoret per nje game te gjere problemesh te shikimit.
Ne laborator keto qeliza ngarkohen kimikisht ne menyre qe te dergojne driten ne retinen e syrit. Injektimi i qelizave te tilla ne pjesen e pasme te syrit tek minjte e verber u riktheu atyre pjeserisht shikimin. Skanimi i trurit tregoi me pas se nga trajtimi, ishte arritur te rekuperoheshin 50% e sinjaleve elektrike ndermjet tij dhe syrit.
Ekspertet e konsiderojne kete zhvillim si mjaft pozitiv per faktin e thjeshte se ne te ardhmen, te verbrit mund te perfitojne jo pak prej kesaj teknike, dhe ndonese nuk do te kene mundesine te lexojne, do te arrijne per cdo rast te shohin mjaftueshem sa per te levizur vete e per te identifikuar edhe objekte si filxhani i kafese.
Top Channel