Partia Socialiste e Moderuar mbajti të shtunën mbledhjen e kryesise së saj, ku bëri edhe një analizë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Tre vjet pas krijimit kjo parti ka dalë e 11-a në listen e koalicionit aktual qeverisës dhe në disa qarqe, si në Korçë e Shkodër e gjashta.

Sipas kryetarit të kësaj partie, Gjergj Koja, koalicioni i mazhorances aktuale nuk ishte nevojë vetëm për largimin e qeverisë së kaluar, por edhe për bashkëqeverisjen në mënyrë që të përballohen me kontribute reformat e kërkuara.

Partia Socialiste e Moderuar kërkon të japë kontributin e saj në bashkëqeverisje mbi baza kontributesh dhe burime njerëzore e jo mbi pazare votash.

“Ne mendojmë që ka dy arsye të mëdha që të vazhdojmë të mbështesim këtë koalicion: e para se duke e mbështetur duhet të zgjerohet pa patur xhelozi; dhe e dyta që ky koalicion mbetet shpresa e fundit që Shqipëria të marrë statusin e kandidat që ne të sigurojmë nga BE mekanizmat e asistencën që do frenojnë rënien në reçesion të ekonomisë”, deklaroi Koja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA