PD: “Ushtari” i Zanit, në polici

01/02/2014 00:00

Një video të vitit ’97, Partia Demokratike e shfaqi për të denoncuar, jo
vetëm zëvendësimin e profesionistëve në polici me militantë të Partise
Socialiste, por për të treguar me fakte, sipas saj, edhe zëvendësimin e
profesionisteve me ish-anëtaret e bandave kriminale. 

“Ardian Lici, që është personi që shfaqet në video, që Zani Çaushi e urdhëronte të kontrollonte makinat në urën e Mifolit, ka qenë një nga ushtarët e tij dhe është vlerësuar sot nga Ministri i Brendshëm dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës”, tha deputeti demokrat Edi Paloka.

Për Partinë Demokratike, ky emerim i ri ne Policine e Shtetit eshte nje nga skandalet me te medha te Qeverise se Kryeministrit Rama. Sipas Partisë Demokratike, ky është shpërblimi i dytë qe socialistet i bejne ketij personi, pasi e futen ne polici ne 97-en dhe u detyruan ta shkarkojne pas nje ngjarjeje te rende ne vitin 2003.

“Sepse gëzhojat e pistoletës së tij, që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një vend krimi. Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindën në radhët e antidrogës në Vlorë”, tha Paloka.

Sipas opozites perfshirja e njerezve te tille ne rardhet e policise eshte arsyeja e vertete, perse sasia e droges se trafikuar nga Shqiperia ka pesuar rritje këto muajt e fundit.

“Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarëve të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë e policisë me Saimir Tahirin dhe me Edi Ramën”, tha Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA