Ligji për të ushqyer fëmijën me gji

01/02/2014 00:00

Eshtë e drejta e fëmijës të marrë qumështin e nënës për dy vjet dhe këtë
arsyetim, Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë kthyer në ligj.

Legjislacioni i miratuar se fundi, i lejon bashkeshortet t`i hedhin grate e tyre ne gjyq nese refuzojne t`i japin gji femijes. Edhe kujdesi per foshnjen eshte i detyrueshem. Ministrja e Çeshtjeve Sociale, Mariam Al Roumi, e pranoi se detyrimi qe i vendoset grave mund t’i mbushe sallat e gjykatave me procese te reja.

Keshilli Federal Kombetar megjithate nuk lekundet nga bindja e tij se eshte e drejte njerezore e te porsalindurit te ushqehet me qumeshtin e nenes dhe per cdo grua nje veprim i tille duhet konsideruar detyrim e jo zgjedhje personale.

Vendimin e Keshillit e mbeshteten edhe studimet e kryera, te cilat tregojne se gjidhenia eshte shume e dobishme per femijen sa i takon shendetit te tij ne te ardhmen, por ndikon gjithashtu edhe ne krijimin e nje lidhjeje me te ngushte mes foshnjes dhe nenes. Te tjere mbeshtetes te kesaj nisme i referohen pjeseve te Kuranit, ku thuhet se nena e ka per detyre kujdesin ndaj femijes qe ka sjelle ne jete. Ne ligj thuhet se nese nena, per arsye biologjike e ka te pamundur gjidhenien, atehere shteti do ta ndihmoje duke i siguruar nje mendeshe, por sesi do te zbatohet nje sistem i tille, kjo nuk ende nuk eshte sqaruar.

Qumeshti i gjirit konsiderohet ushqimi ideal per foshnjet sidomos ne 6 muajt e pare te jetes duke qene se permban te gjitha lendet e nevojshme ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktorët e rritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA