Drejt parajsës me Harley Davidson

01/02/2014 00:00

“Të varrosem mbi motorin tim”. Ky ishte amaneti që familja e përmbushi duke e varrosur së bashku me motorin e tij Harley Davidson të vitit 1967.

Billy Standley nga Ohajo e Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë të dielën e kaluar në moshën 82-vjeçare. Udhëtimi i tij i fundit me motor, (të paktën në këtë jetë) ishte për në varreza.

Trupi i pajetë e tij së bashku i hipur mbi motor u vendos në një arkëmort transparent prej xhami dhe të ndërtuar enkas për të.

Dëshirën e tij ai kishte vite që e ndante me miqtë dhe familjarët dhe për këtë kishte bërë edhe përgatitjet e nevojshme duke blerë tokën e mjaftueshme për t’u varrosur në krah të bashkëshortes së tij, si dhe materialet e duhura për ndërtimin e arkëmortit që do ta nxinte së bashku me motorin e tij.

Ai u kërkoi familjarëve që në rruga drejt banesës së fundit të kalonte përmes qytetit të tij të lindjes në mënyrë që të shihnin të gjithë xhiron e tij të fundit mbi motor.

E bija, Theresa Adams i jep lamtumirën e fundit babait të saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA