" /> ">

Imazhe dramatike të mbytjes së një anije turistike në brigjet e Tajlandës u publikuan të premten nga e përditshmja suedeze “Aftonbladet”.

Anija e quajtur “Aladdin” u gjend në vështirësi dhe u fundos brenda pak minutash.

Video u regjistrua nga një tjetër mjet lundrimi, që erdhi për të asistuar turistët, pasi kapiteni i tyre lëshoi sinjalin “S.O.S”.

Imazhet tronditëse tregojnë se si pasagjerët e këtij udhëtimi fatkeq notojnë dëshpërimisht për të mbijetuar, se si disa nën panik klithin “ndihmë” dhe të tjerë përpiqen të shpëtojnë duke u ngjitur në litarët e anijes tjetër.

Në një moment, dallgët dërgojnë nën ujë disa turistë, të cilët i duhet të luftojnë me të gjithë forcën e tyre për të dalë sërish në sipërfaqe.

Pavarësisht këtyre momenteve dramatike, mrekullisht të 13 turistët e ndodhur në “Aladdin” arritën të shpëtonin.

Top Channel