
Një shqiptar ka fituar vendin e dytë në një konkurs pikture mes 7 mijë pjesëmarrësish nga e gjithë bota. Ai është 3-vjeçari Endri Zavalani, i cili me një instalacion ka arritur të jetë ndër më të mirët në garën e zhvilluar në Amerikë. Atij pritet t’i vijë një certifikatë e nënshkruar nag një astronaut si vlerësim për idenë e tij.
“Të ndihmosh njerëzit në nevojë”, kjo është motoja e Shpresa Elezajt dhe Hajrulla Kalos. 18-vjeçarja ka ngirtur një fondacion i cili shpërndan ushqime dhe veshje për familjet në gjendje të vështirë ekonomike. Ndërsa z. Kalo ndihmesën e tij e ka dhënë përveçse në kontribut monetar edhe duke ndërtuar shtëpi për të pastrehët.
Artan Meta, shqiptari që humbi jetën një vit më parë, ende vazhdon të jetë një person shumë i respektuar në Itali. Vendimi i familjes për të dhuruar organet e të birit bëri jehonë të madhe në mediat italiane. Këto ditë ishte në Tiarnë për të vizituar vendin ku prehet i riu kryetari i Bashkisë së Vilasorit, Valter Marogliu. Në studion e “Pasdite në Top Channel”, ai foli me shumë respekt për shqiptarët dhe bëri thirrje për më shumë miqësi mes dy popujve.
Është një nga historitë më prekëse që është parë ndonjëherë. Garth Callaghan, një person 44 vjeç, është diagnostifikuar me kancer për të tretën herë me radhë. Ai kishte vetëm disa vite për të jetuar. Mjekët pranuan se ai kishte 8% shanse për të jetuar deri në pesë vite. Kështu që vendosi që të lërë për vajzën e tij diçka shumë madhështore. Ai filloi të shkruajë letra për vajzën e tij Emma çdo ditë, derisa ishte në fazën e dytë të sëmundjes. Garth e dinte se ditët e tij po afroheshin, por nuk kishte dëshirë që vajza e tij të kalonte një ditë pa një shënim të tij. Shënimet ishin vetëm disa fjalë inkurajimi për vajzën e tij të dashur.
Top Channel