Pavarësisht rëndësisë thelbësore të Muçit, Trabzonsporit i duken shumë 8.5 milion euro për të.
Pas mësimit të lajmit se Neymar përfitonte shumë më tepër nga sa ishte nënshkruar në kontratë, plot 17,5 milionë euro në vit, Barcelona duket e kujdesshme për të mos i lënë shkas yllit të saj më të madh, Lionel Messit që të mërzitet.
E përditshmja spanjolle “AS” informoi gjatë të premtes se presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, i ka kërkuar babait, njëkohësisht përfaqësuesit të Messit që të ulen për të biseduar mbi rinovimin e kontratës.
Presidenti ka vendosur që të shndërrojë argjentinasin në futbollistin më të paguar të botës, në marrëveshjen e re që do të firmosë me të.
Kontrata e re do të lidhë Messin me Barçën deri në vitin 2018, ndërsa klauzola e shitjes automatike do të vazhdojë të jetë e fiksuar në 250 milionë euro.
Ndonëse të dhëna të tjera mbeten ende të panjohura për shtypin, “AS” spekulon se nuk do të ishte çudi që paga e re vjetore e Messit t’i kalojë 20 milionë euro në sezon.
Top Channel