
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ka të paktë kundërshtarët dhe mes tyre shumë janë artistë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut që kritikojnë shefin e Kremlinit për ligjet e ashpra që dhunojnë këto të drejta.
Njëra prej tyre është edhe balerina Aleksandra Portiannikova. Duke dashur që zëri i saj të dëgjohet, balerina ruse zgjodhi një mënyrë të vecantë proteste nëpërmjet asaj që di të bëjë më mirë, baletit.
Edhe pse temperaturat shënonin -20 gradë celcius, Portiannikova e veshur me të bardha dhe duart e prangosura interpretoi një pjesëz të “Liqenit të Mjelmave” përpara Kremlinit, ndërsa në krah një grup aktivistësh mbanin në duar një pankartë ku shkruhej: “Parësore për shtetin dhe shoqërinë ruse duhet të jetë mbështetja e lëvizjes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.
Top Channel