10 gjëra për të kuptuar nëse jeni një grua në ankth

31/01/2014 00:00

Për të kuptuar nëse jeni një grua në ankth mjafton të njiheni me dhjetë detaje si më poshtë.

Nëse jeni një grua e tillë do të bënit mirë të ndryshonit jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët

1-  Ke gjithmonë frikë se humb kohë

Ti dhe ora jeni një gjë e vetme: e shikon atë si e fiksuar në çdo moment, e terrorizuar nga ideja se mund të bëhesh vonë. Tringëllima e sekondave është armikja jote më e madhe. Ndërsa ato kalojnë shumë shpejt t’i përfshihesh gjithnjë e më shumë në ankth. 2-Pritja në radhë është një lloj “vdekjeje” më vete për ty

Je në postë ose në supermarket dhe midis teje dhe sportelit apo kasës janë fiks 10 njerëz. Mendon: “Nuk do t’ia dal kurrë”, dhe një i ftohtë të kap gjithë trupin. Nuk ekziston makth më i madh për ty sesa pritja!

3- U ndërpret fjalën të tjerëve për të folur vetë

Nuk pret dot që tjetri të mbarojë atë se çfarë ka për të thënë. Më parë do që të jesh ti ajo që do të japësh opinionin tënd menjëherë. Ky ankth të ndodh edhe kur flet me shoqet.

4 – Nuk arrin kurrë të çlodhesh apo të qetësohesh

As kur je pranë arushit tënd të preferuar (nëse e ke një të tillë), as kur je pranë lëkurës së dashurisë tënde përballë oxhakut me nga një gotë verë në dorë, nuk arrin t’i çlodhësh nervat! Madje as edhe me një masazh oriental nuk mund të harrosh gjërat që ke për të bërë. Je një rast i “pandreqshëm” gruaje-ankth.

5  – Kapesh shumë keq me dikë që nuk arrin të të kuptojë

Je e bindur se shpjegimet e tua janë të qarta, të pastra si kristali. Ndërkaq ti kthehesh “në një përbindësh” kur vë re se bashkëbiseduesi nuk ka kuptuar asgjë nga ato që ke thënë!

6 – Je shumë e fiksuar

Skrupujt janë buka jote e përditshme. Çdo ide, çdo projekt do të shihet dhe rishihet nga ty një mijë herë, do të studiohet në detaje, do të analizohet në të gjitha këndvështrimet, sepse për gjërat e papritura fatkeqësisht je një katastrofë e vërtetë (gratë-ankth nuk dinë të menaxhojnë situatat e papritura!)

7 – Lodhesh për të të zënë gjumi

Fjetja është sfida e vërtetë e të përditshmes tënde. Sapo fik dritën, në dhomën e gjumit je vetëm ti, errësira dhe sytë e tu të zgurdulluar. I ke provuar pothuajse të gjitha mënyrat për të bërë një gjumë të qetë, por asnjëherë nuk ke arritur rezultatin e dëshiruar.

8 – Bën gjithmonë lista për gjithçka

Listat nuk të trembin, përkundrazi sa më shumë bën aq më mirë është për ty! Ke një listë të përditshme, një listë për gjërat që do të vendosësh në çantë, për pazaret, për dhuratat e festave të ndryshme etj. Të shkruash çdo gjë që mendon se do të bësh është e vetmja mënyrë që të qetëson pak.

9-Të tjerët të përcaktojnë si: “mësuesja”

Je aq pedante saqë miqtë e tu kanë gjetur një mbiemër tjetër për ty. Ata të quajnë “mësuesja” për nga mënyra se si je dhe se si sillesh. Por ata të duan gjithsesi!

10-I ha gjithmonë thonjtë ose i kërcet gjithmonë dhëmbët

Pa e kuptuar shumë herë ha thonjtë dhe here pas here kërcet dhëmbët në të paktat raste kur fle. Tashmë ke mënyrën tënde për të kontrolluar ankthin që rritet edhe pse do të ishte shumë më mirë që të gjeje kura të tjera.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta