Kuvend, rrëzohen dekretet e Nishanit

30/01/2014 00:00

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në një votim nominal për dy dekretet e presidentit Bujar Nishani, që lidheshin me kandidaturat e propozuara, që do të plotësonin vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Që të dyja kandidaturat nuk kanë marrë pëlqimin e mazhorancës. Kundër Petrit Cenos votuan 77 deputetë, 44 pro dhe 2 abstenime.

Ndërsa kandidatura e Gjovalin Përnocës është rrëzuar me 75 vota kundër, ndërsa mori 39 pro.

Gjatë votimit të dekretit për Petrit Cenon, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kolegu i saj, Spartak Braho, abstenuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA