Miliarda vite më parë, atëherë kur universi ishte në hapat e parë të tij, ndodhën përplasje të fuqishme galaksishë, që më vonë u shkrinë duke i dhënë udhë nisjes së një procesi që vazhdon ende, atij të formimit të galaksive akoma më të mëdha.

Një studim i Sune Toft nga Universiteti i Kopenhagenit mbërriti në përfundimin se përplasjet e ndodhura mes galaksive rreth 3 miliard vite pas Big Bang-ut u shoqëruan me shkrirjen e galaksive më të vogla në ato më të mëdha, të krahasueshme me galaksitë e mëdha të ditëve të sotme.

Sipas tyre, Big Bang-u krijoi një numër të madh minigalaksish. Në një pikë të caktuar, galaksitë e reja nuk po krijonin më yje dhe u shndërruan në galaksi ‘zombi’, as aktive dhe as të shkatërruara plotësisht. Shumica prej tyre përbëheshin nga një masë e madhe gazi. Gjatë përplasjes kjo masë gazi përqendrohej nëpër qendra të sistemeve duke formuar yjet.

“Na mahniti fakti që edhe kur universi ishte vetëm 3 miliard vjeç, ekzistonin galaksi shumë të mëdha, të krahasueshme me galaksitë më të mëdha të ditëve të sotme. Studiuam galaksitë që ekzistonin që kur universi kishte një moshë prej 1-2 miliard vjeç, duke vrojtuar me kujdes galaksitë e fshehura me yje të shuar ose pa yje fare”, thuhet në rezultatin e studimit të Sune Toft.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA