Fëmijët afganë që ikin nga lufta

30/01/2014 00:00

Hazrat është vetëm 6 vjeç dhe është fotografuar teksa luan me fëmijë të tjerë afganë në periferi të Islamabadit, në Pakistan.

Për më shumë se 30 vjet, Pakistani ka pritur një nga komunitetet e refugjatëve më të mëdha në botë: qindra mijëra afganë që arratisen nga vendi i tyre për t’u shpëtuar luftrave.

Fotot e fëmijëve afganë janë bërë nga Muhammed Muheisen i agjencisë së lajmeve “Associated Press”, të cilin revista “Time” e ka zgjedhur si fotografin më të mirë të vitit 2013.

Në të njëjtin vit fotografi ka marrë edhe çmimin Pulitzer “Breaking News”, bashkë me Rodrigo Abd, Manu Brabo, Narciso Contreras dhe Khalil Hamra, të gjithë fotografë të “Associated Press”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA