Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç, shprehu bindjen se vendi i tij do të shndërrohet në anëtarin e radhës në Bashkimin Europian.

“Bashkimi me BE-në është platforma më e mirë në të cilën Mali i Zi mund të aderojë, pasi do të na ofronte shumë avantazhe dhe resursa që ne nuk i kemi. Jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është kjo rrugë, por mbetemi të bindur në suksesin e këtij misioni”, deklaroi Luksiç, gjatë një vizite jozyrtare në Mynih.

Gjatë 2013-s, Mali i Zi nisi me Brukselin negociatat për kapitujt 23 dhe 24, të standarteve që një shtet duhet të plotësojë përpara se të anëtarësohet.

“Është vendosur një princip i ri nga Mali i Zi, nëpërmjet nisjes së këtyre negociatave. Reforma në drejtësi është shumë kërkuese dhe shteruese, por e kemi treguar tashmë të gjithë përkushtimin e nevojshëm për të çuar përpara këtë proces”, deklaroi Luksiç.

Në mendimin e kryediplomatit të Podgoricës, anëtarësimi në BE i Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri dhe një garanci, pasi ai e cilësoi si të pandarë rrugën dhe vlerat e këtyre gjashtë vendeve me ato të shteteve të tjera europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA