Alarmi i dhunës në shkolla

29/01/2014 00:00

Janë me dhjetëra raste të nxënësve të plagosur me armë të ftohtë apo te
dhunuar fizikisht dhe emocionalisht.Në keto kushte te gjithe pyesim a
jane të sigurta shkollat në Shqiperi dhe çfare po ndodh me familjen
shqiptare?

Plot 47 % e nxenesve, ne nje sondazh te Qendres per Ndermjetesimin deklarojne se nuk ndihen te sigurt ne shkollat e tyre dhe te pakten 28 % e tyre jane perfshire ne konflikte.

“Rreth 47 për qind e tyre mendojnë që nuk ndihemi të sigurt brenda mjediseve shkollore. Pikërisht për të ndryshuar këtë lloj situate, që tashmë është e njohur ne po punojmë me programe të riintegrimit, të dialogut restaurues dhe të zgjidhjes së konflikteve përmes komunikimit dhe ndërmjetësimit në shkolla. Një ndër mesazhet që ne dhamë sot ishte që të shtrihet programi në të gjitha shkollat sepse realisht në shkollën ku po punohet ka edhe një vështrim tjetër, që shkalla e konfliktualitetit ndërmjet nxënësve është në rënie, është në ulje”, tha Rasim Gjoka, specialist në Fushën e Ndërmjetësimit.

Perfaqesuesi i UNICEF-it, Detlef Palm, thekson se femije te rritur ne mjedise te dhunshme familjare e transmetojne ate edhe në  shkolle. Ndaj, mesuesi duhet te jete vigjilent per identifikimin e tyre dhe per te rritur bashkepunimi me familjen.

“Konfliktet ekzistojne gjithmone dhe arsyet mund te jenë të ndryshme, për një të dashur, për disa lekë që na i marrin nga xhepi apo per nje perplasje. Por nese ndihesh i poshteruar i izoluar, atehere konflikti merr permasa te tjera. Dhuna zgjidhet ne burim. Kur prinderit nuk flasin, kur femijet rriten ne familje ku nena rrihet nga babai, atehere çfarë të presim nga keto familje? Mesuesi duhet te jete vigjilent”, tha Palm.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ne kete takim me partnere tha se perveç masave ne shkolla, siç mund te jete vendosja e kamerave apo edhe nje patrullim me i shpeshte i policisë eshte domosdoshmeri bashkepunimi i mesuesve me familjen dhe rritja e vemendjes ndaj ketyre femijeve.

“Mësuesi, posaçërisht të merret pikërisht me ata nxënësit e lënë mënjanë, me ata nxënësit që vijnë nga familje me probleme, ata nxënësit që ndihen të viktimizuar. Ky të jetë fokusi i punës i çdo mësuesi, i çdo shkolle, i Ministrisë, i shoqërisë”, tha Nikolla.

Kriza ne familje, dhe rritja e divorceve po çon ne rritjen e femijeve te dhunshem.

Top Channel