Rrëzohen dekretet e Presidentit

28/01/2014 00:00

Propozimi i Partisë Socialiste për të rrëzuar në Kuvend dy dekretet e
Presidentit për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas
forcës më të madhe në pushtet nuk ka të bëjë aspak me ndonjë qëndrim
kundër Presidentit të Republikës.

Sipas Partise Socialiste, te dy kandidatet, kryetari i Gjykates se Apelit te Durresit Petrit Ceno dhe kryetari i Apelit te Gjykates se Krimeve te Renda, Gjovalin Pernocaj, me mbi 20 vjet karriere ne sistemin gjyqesor, nuk kane pervoje ne fushen e te drejtes administrative.

Ne nje relacion te gjate shpjegues, duke vene ne dukje faktin se dy vendet ne Gjykaten e Larte lidhen me krijimin e Gjykates Administrative, deputeti socialist Armando Subashi mbrojti tezen se Presidenti kishte detyrimin ligjor te perzgjidhte kandidatë me pervoje ne kete fushe.

“Fakti që dekretimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë u krye në 23 nëntor, pra tre javë më pas në kohë, nga krijimi i Kolegjit Administrativ do të duhet të ishte një shtysë më tepër që Presidenti i Republikës të konstatonte se përpos detyrimit ligjor dhe situatës konkrete të përbërjes së Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nevoja e përzgjedhjes së subjekteve me formim të posaçëm në fushën e gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative duhet të ishte dominues”, tha Subashi.

Per Partine Demokratike 12 fletet e relacionit te deputetit Subashi nuk vlejne aspak nga ana juridike, sepse sipas opozites Presidenti ka permbushur çdo kriter ligjor dhe kushtetues. Partia Demokratike eshte e bindur se vendimi per te rrezuar dekretet e Presidentit eshte nje perpjekje e hapur e Qeverise per t’i bere presion Presidentit dhe per te ndikuar tek sistemi gjyqesor.

“Eshtë politik, sepse ju e bëni të qartë edhe në fund të relacionit, që nuk keni ndërmend të miratoni asnjë nga kandidatët që do të çojë Presienti. Nuk do ta bëni sepse doni aty të çoni gjyqtarë që kontrollohen nga ju. Kërkoni tekstualisht që Presidenti të mos ketë më kompetencë të propozojë kandidatët”, tha deputeti demokrat Edi Paloka.

Mbledhja e Komisionit te Ligjeve nuk kaloi pa surpriza politike. Deputeti i LSI-së Spartak Braho nuk e pranoi qendrimin e socialisteve se kandidatet e Presidentit nuk i permbushin kriteret. Duke vleresuar pozitivisht te dy gjyqtaret, zoti Braho theksoi se ky ishte qendrimi i tij personal.

“Duke marrë shkas nga kjo njohje nuk mendoj që këtyre u mungon përvoja e veçantë për të punuar dhe për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë”, tha Braho.

Por as zoti Braho, as ndonje drejtues tjeter i LSI-së, deri tani, nuk ka bërë të qartë se cili eshte qendrimi i grupit parlamentar te LSI-se per dekretet e presidentit, cka e ben shume interesante situaten brenda mazhorances qeverisese deri diten e enjte.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA