PD: Policia, me militantë partie

27/01/2014 00:00

Partia Demokratike është e bindur se gjatë këtyre pesë muajve, pasiguria
në vend është rritur në mënyrë alarmante, saqë, sipas opozitës, po
ndodhin akte të cilat nuk ishin dëgjuar që nga viti 97.

Partia Demokratike eshte e bindur, gjithashtu, se rritja e pasigurise ne vend, e ka burimin tek shkarkimet e paligjshme ne Policine e Shtetit dhe tek zevendesimi i drejtuesve profesioniste me militante partiake. Per opoziten kjo eshte nje arsye e forte qe ajo te kerkoje hetimin nga Parlamenti te ligjshmerise e levizjeve ne Policine e Shtetit.

“Efektin e drejtpërdrejtë, lidhjen shkak-pasojë që kjo ka në rënien dramatike të sigurisë në vend, me rritjen dramatike të treguesve të krimit në vend dhe fakt është që sot gjithmonë e më shumë Shqipërinë po e shtin në dorë krimi”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Çeshtja e nderhyrjes ne serverin e Tatimeve dhe kopjimi i te dhenave konfidenciale te 4.5 milione deklaratave tatimore do te vazhdoje te jete nje nder betejat me te rendesishme per opoziten.

“Vjedhja natën e të dhënavetë serverit të Taksave dhe Tatimeve nga një grup i mirëorganizuar i dyshes Rama-Meta, nxjerr në pah një skandal të përmasave shumë të mëdha dhe ‘de facto’ zëvendëson kulturën apo synimet e shtetit ligjor me sjelljen e shtetit mafioz”, tha Basha.

Ne mbledhjen me deputetet demokrate, kreu i opozites Basha, akuzoi kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta, se me perfshirjen e njerezve te tyre te afert ne kopjimin e te dhenave tatimore te bizneseve dhe me refuzimin per te bere transparence, ata kane per qellim goditjen selektive te biznesit dhe pasurimin e paligjshem.

“Vjedhja e serverit ka për qëllim të verë gjoba dhe të mbushë xhepat e porositësve të këtij mega-skandali me para që duhet të shkonin në buxhetin e shtetit apo me para të nxjerra në shtrëngim. Përballë transparencës së pashmangshme, porositësit po nxitojnë të diktojnë hetimin dhe drejtësinë. Partia Demokratike ka të dhëna të plotë të përpjekjeve që bëhen për të frenuar dhe devijuar hetimin. Ne e nxisim prokurorinë t’i shkojë deri në fund këtij skandali të pashembullt, por presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e paligjshëm dhe antikushtetues të Komisionit Hetimor të refuzuar në mënyrë arbitrare nga shumica”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA