Nesër mbledhja në Bruksel për miratimin e raportit të IBAR, Rama: Ne na përfaqëson KE. Vendet anëtare tani pyesin vetëm për piketat përmbyllëse të negociatave Partia Demokratike akuzoi sërish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri se ka vënë policine nën kontroll politik.
Duke iu referuar numrit të krimeve, deputeti Arben Ristani i bëri thirrje policisë të distanciohet nga ministri Tahiri dhe të merret me punën e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
“Partia Demokratike është e shqetësuar për pasigurinë e madhe publike.Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit që të distancohet nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, dhe lojërat e tyre politike, dhe të kthehet në detyrë e të ushtrojë përgjegjësitë, pasi maskat, eksplozivi dhe armët po plagosin e po vrasin cdo ditë.Ne i kërkojmë Ministrit të Brendshëm të ndalë shfaqjet televizive dhe të respektojë pavarsinë e Policisë së Shtetit, sepse rezulton se ai me arrogancën dhe paaftësinë e tij, dukshëm i shërben vetëm përkeqësimit të rendit dhe sigurisë publike”, tha Ristani.
Top Channel