
Paskal Milo, kreu Demokracisë Sociale i deklaroi Komitetit Drejtues të
kësaj partie, nisjen e negociatave më PS të cilat synojnë përfaqësimin
në qeverisjen e vendit.
“Sot ka një Qeveri të koalicionit, në të cilën PDS-ja ende nuk është pjesë e qeverisjes. Ka ardhur koha që PDS të marrë vendin që i takon në qeverisje, në përputhje me kontributin që ka dhënë në fitoren e përbashkët dhe në respekt të marrëveshjes parazgjedhore të arritur mes partive të koalicionit. Ka filluar procesi i negocimit me PS-në, për përfaqësimin e PDS-së në qeverisjen e vendit. Ai nuk mund të kryhet as për një javë dhe as për një muaj. Por ju siguroj që kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që varet prej nesh për të përfaqësuar denjësisht interesat dhe kontributet tuaja në këto negociata”, tha Milo.
Zoti Milo vlerësoi reformat e nisura nga Qeveria Rama duke e vënë theksin në atë që ai e cilësoi si kryereformën atë në drejtësi.
Top Channel