Meta: Reforma territoriale, jetike

25/01/2014 00:00

Kryetari i LSI, Ilir Meta është takuar pasditen e së shtunës me strukturat dhe drejtuesit e degës së Elbasanit, me të cilët ka diskutuar për një sërë çështjesh.

Megjithatë, në fokus të fjalimit të kryetarit të Kuvendit ka qenë reforma e ndarjes së re territoriale, e cila sipas tij është një domosdoshmëri për vendin.


“2014-a është vit i reformave të rëndësishme. Ne do mbajmë premtimet tona. I domosdoshëm është realizimi i shpejtë i reformës administrative, pasi ndarja aktuale territoriale është e një standardi të prapambetur”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI ka vlerësuar se aktualisht Shqipëria ka shumë njësi vendore, ndërkohë që vendet e rajonit, mes të cilave edhe Kosova, kanë më pak.

“Në 150 komuna në vendin tonë nuk realizon dot asnjë investim që të sigurojë vende pune dhe të ardhura. Vetëm nga realizimi i reformës administrative do kurseheshin 80 milionë dollarë”, ka nënvizuar Meta.

Më tej ai ka ftuar opozitën që të përfshihet në këtë reformë jetike, duke i sugjeruar që të mos e humbasë rastin e dhënies së një kontributi kaq të rëndësishëm.

“Opozita duhet të përfshihet në këtë reformë të rëndësishme. Komuniteti ndërkombëtar mbështet fuqishëm realizimin e saj. Pushteti vendor është hallkë themelore e funksionimit të gjithë shoqërisë”, ka shtuar Meta. 

LSI, thirrje PD-së për reformën

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes sekretarit të Përgjithshem Luan Rama i ka bere thirrje opozites te behet pjese e komisionit te posacem per kryerjen e reformes administrativo-territoriale, çka sipas tij do të mundësonte një zhvillim më të madh te vendit.

“Të bëhet pjesë e kësaj reforme dhe të kontribuojë gjithashtu pozitivisht, sepse jo vetëm reforma territoriale e vendit, por çdo hap drejt përafrimit me Bashkimin Europian, çdo iniciativë apo reformë e ndërmarrë ka nevojë për një opozitë serioze, luajale dhe konstruktive”, deklaroi Rama.

“Ndaj, është gjithmonë koha për të reflektuar me shumë përgjegjshmëri përballë interesave të vendit në rradhë të parë, por edhe përballë nevojës që opozita të mos vetëpërjashtohet për fat të keq më parë, por të jetë pjesë integrale dhe kontributore serioze dhe e rëndësishme në këtë proces”, vijoi ai.

Pavaresisht thirrjeve te deritanishme te Kryeministrit Rama per nje reforme gjitheperfshireve opozita ka refuzuar te marre pjese duke kerkuar me shume garanci per kete proces.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta