Bashkëpunimi shqiptar në rajon

25/01/2014 00:00

Në kuadër të  prioriteteve te politikes rajonale, përfshi intensifikimin
e dialogut me faktorin politik shqiptar ne rajon, ministri i Jashtëm
Ditmir Bushati pati një drekë punë në Pogradec me Menduh Thaçin, kreun e
PDSH-së.

Një burim nga Ministria e Jashtme i tha Top Channel se Bushati me Thaçin gjatë  takimit  ndau  nje sere pikpamjesh ne lidhje me zhvillimet e fundit ne rajon e më gjere.

“Cështja e Radikes si dhe dialogu dhe konsultimet  me te gjithe faktorin politik shqiptar ne Maqedoni mbetet nje prioritet i politikes se Jashtme”, ka pohuar Bushati.

Gjithashtu zbatimi i Marrëveshjes se Ohrit dhe ndjekja zhvillimeve te fundit te situates politike ne Maqedoni kane qene ne fokus te ketij takimi. Në këndvështrimin e ministrit Bushati, te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni duhen avancuar si nje faktor percaktues per shtetndertimin dhe rolin e tyre si nje faktor stabiliteti, me kontribut ne proceset euro-atlantike te vendit eshte para së gjithave me interes te vet Maqedonise. Bushati gjithashtu eshte shprehur se Shqiperia mbeshtet avancimin e antaresimit te Maqedonise ne NATO dhe ne rrugen e saj per ne BE.

Në këtë takim të parë me tyre Menduh Thaçi e uroi ministrin Bushati per detyren dhe e pergezoi per nismen e nisur dhe per vemendjen konstruktive te Tiranes per shqiptaret ne rajon Ky takim i Bushatit vjen nje jave pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmetin dhe pas perfundimit te vizites ne Malin e Zi dhe nje dite pas takimit të përbashkët në Tiranë me ministrat e qeverise se Maqedonise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA