Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë
Hungaria është përfshirë nga një debat intensiv mbi rolin që luajti vendi gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.
Debati lindi pas propozimit të qeverisë për ngritjen e një monumenti përkujtimor të pushtimit gjerman të marsit të vitit 1944. Kritikët akuzojnë qeverinë se po përpiqet të rishkruajë historinë dhe të harrojë rolin e Hungarisë si një aleat i Gjermanisë naziste, si dhe rolin aktiv të saj në Holokaust.
Propozimi i qeverisë së kryeministrit Viktor Orban u bë publik vetëm një ditë pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare, të caktuara për më 6 prill duke rritur kritikat ndaj partisë në pushtet, FIDESZ se po inkurajon nacionalizmin në përpjekje për të ndaluar rrjedhjen e elektoratit të saj drejt partisë së ekstremit të djathtë, Jobbik.
Projekti-ideja e monumentit tregon një engjëll që sulmohet nga një shqiponjë e zezë. Engjëlli simbolizon Hungarinë dhe shqiponja e zezë Rajhun e Tretë.
Një grup prej 23 historianësh më në zë në vend kritikojnë projektin duke deklaruar se me këtë deformohet historia dhe merret parasysh vetëm viti i fundit i Luftës së Dytë Botërore, kur Hungaria e udhëhequr nga Miklos Horthy u përpoq të bënte paqe me forcat aleate, por u pushtua nga Gjermania para se ta arrinte një gjë të tillë.
Nga ana e saj, partia neo-naziste Jobbik mbështetën projekt-idenë, por thanë se vendi ku duhej të vendosej të ishte pikërisht në qendër të kryeqytetit, aty ku sot është një monument i epokës sovjetike, që sipa kësaj partie duhet të zhvendoset.
Miklos Horthy udhëhoqi Hungarinë nga vitit 1920 deri në vitin 1944. Gjatë sundimit të tij vendi u afrua me Gjermaninë naziste dhe që para se të niste Lufta e Dytë Botërore, Horthy kishte ndërmarrë disa operacione kundër popullsisë çifute në vend.
Top Channel