Nuk është asnjëherë vonë për të realizuar ëndrrën. Ky është slogani i Yllka Boçkut, Linda Canit dhe Lumturi Hasës.

Një konkurs bukurie që nuk e realizuan dot në rininë e tyre, e bënw në moshën gati 40-vjeçare. Në një ambient të mbyllur u organizua Miss Beauty dhe fituesja e këtij konkursi do të shkojë në Kinë për të përfaqësuar Shqipërinë.

Fotografia e një polici që po i dhuron një palë këpucë një personi të pastrehë ka fituar vëmendjen e mediave amerikane dhe rrjeteve sociale. Jeremy Walsh iu afrua Anthony Joung duke i dhënë një shishe me ujë dhe këpucët e reja të cilat qëndronin në zyrën e policit. Ai tha se po kryente një gjest që duhet ta bëjë çdokush.

Një grua në Portland humbi një zarf që përmbante 40 mijë dollarë. Kjo ishte pagesa që ajo do të kryente për të blerë shtëpinë. Për fatin e saj të mirë zarfi u gjet nga Brian DiKarlo, një 23-vjeçar që aspiron të bëhet mësues. Ai tha se nuk e kishte menduar kurrë të mbante atë zarf duke ia kthyer zonjës e cila u bë sërish me shtëpi.

Dashuria për kafshët ka bërë që një i ri nga Mitrovica të shesë vizatimet e tij vetëm për të shpëtuar një qen të braktisur i cili është goditur nga treni. Të rinj të mbledhur përmes Facebook kanë vendosur të grummbullojnë para’ për të shpëtuar qenin. Driton Gusia, i cili deri tani punimet e tij i ka dhuruar ose i ka shitur për të ndihmuar fëmijët autikë, sërish është aty për të dhënë ndihmën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA