Një avion Boeing 777 ndërtohet nga qindra persona brenda 50 ditëve, por një student ka vendosur që ta ndërtojë i vetëm një aeroplan të tillë duke përdorur vetëm kartona dhe ngjitës.

Luca Iaconi-Stewart ka përfshirë të gjitha detajet e këtij avioni dhe kjo është arsyeja që kanë kaluar 5 vite dhe ende nuk e ka përfunduar veprën e tij në miniaturë (avionit i mungojnë krahët).

“Vazhdoj studimet për arkitekturë dhe u frymëzova nga detyrat që na jepnin pedagogët në universitet. Kemi mësuar të ndërtojmë struktura të thjeshta vetëm me kartona dhe unë mendova që të shkoja në ekstrem duke ndërtuar një avion Boeing”, tha 22-vjeçari për ‘Daily Mail’.

Pasi të përfundojë këtë projekt, i riu thotë se nuk do të nisë një tjetër pasi puna për avionin ka qenë e “lodhshme dhe izoluese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA