70-vjetori i konferencës se Bujanit
24/01/2014 00:00
Akademia e Shkencave zhvilloi një sesion përkujtimor me rastin e 70-vjetorit të konferencës së Bujanit.
Referuesit në fjalët e tyre theksuan rëndësinë e kësaj konference ku u miratua rezoluta për vetëvendosjen e Kosovës. “Si një ditë të zjarrtë në historinë moderne të Shqipërisë dhe Kosovës”, kështu e vlerësoi kreu Kuvendit Ilir Meta këtë konferencë.
‘Duke i bërë homazh të shkuarës,- tha Meta,- ne nderojmë të ardhmen tonë”. Sipas kryeparlamentarit sot ne jetojmë në një realitet të ri ku Tirana, Prishtina dhe Beogradi synojnë Europën.
Top Channel