Reforma territoriale, Paloka akuza maxhorancës

23/01/2014 00:00

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, në një
deklaratë për mediat pak përpara se të nisë seanca e sotme në Kuvendin e
Shqipërisë, ka sqaruar arsyet e refuzimit të opozitës lidhur me
reformën territoriale.

Paloka u shpreh se PD-ja nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje konsensuale me këtë mazhorancë, e cila sipas tij ka në historikun e saj shkelje të vazhdueshme të marrëveshje të tilla të arritura përmes konsensusit.

“Unë e bëra të qartë edhe në konferencën e kryetarëve. Nuk mund të nënshkruhen marrëveshje të tjera me konsensus kur ka disa marrëveshje të tjera që janë shkelur nga mazhoranca e sotme. Janë shkelur dy  marrëveshje që janë bërë për mosprekje të institucioneve të pavarura dhe këto janë shkelur. Ka filluar sulmi ndaj ILDKP-së dhe sot jemi në momentet që sulmohet edhe AMA”, tha Paloka.

Sipas kreut të grupit të PD, opozita nuk do të pranojë një hartë elektorale të hartuar nga mazhoranca për qëllimet e veta elektorale që synon të vjedhë votat e shqiptarëve.

“Ne nuk mund të bëhemi qesharak para shqiptarëve pse kemi një qeveri qesharake që nuk mban asnjë nga premtimet e saj. Sigurisht reforma është e domosdoshme dhe është e lidhur me një reformë për decentralizimin e pushtetit lokal që deri më sot po shkelet dhe me reformën zgjedhore. Fakti është që kjo mazhorancë synon të krijojë një hartë elektorale për interesat e saj. Të krijojë një hartë ku të llogarisë numrat që zgjedhjet e ardhshme t’i fitojë ma hartë elektorale dhe jo me votat e shqiptarëve”, shtoi Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA