
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i ka shprehur ambasadorit të
Bashkimit Europian në Tirane Ettore Sequi qëndrimin e pandryshuar të
opozites se ajo do të bëhet pjesë e reformës administrative
territoriale, kur Qeveria të dëshmojë me prova se ajo mund të jetë e
besueshme.
Sipas zotit Basha rikthimi i konsensusit të shkelur në mënyrë të përsëritur nga mazhoranca, janë të domodoshme për një reformë eficente, të pranueshme dhe të qëndrueshme.
Kreu i opozites i kujtoi ambasadorit Sequi rastet kur mazhoranca e sotme është angazhuar në letër për konsensus dhe më pas, siç thote zoti Basha, e ka shkelur atë.
Te tilla sipas tij jne shtyrja me Akt Normativ e zbatimit te Ligjit per Nepunesin Civil, i miratuar me pare konsensus, sulmi ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese, si Autoriteti i Medias dhe Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive.
Zoti Basha i tha ambasadorit se shumica qeverisese ishte zotuar të respektonte mandatin dhe pavaresine e këtyre institucioneve në rezolutën e përbashkët për integrimin europian, por tani kanë ndërmarrë veprime, sipas tij, antikushtetuese, per shkarkimin e titullareve te tyre.
Top Channel