Njerëzit që jetojnë si në vitet ‘50

23/01/2014 00:00

Jemi në vitin 2014, por për subjektet e fotografive të Jennifer Greensburg është ende viti 1951. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jeton një komunitet personash të cilët vishen, rregullojnë shtëpitë dhe jetojnë sikur të jenë vitet ’50.

“Në fillim mendoja se e bënin për modë, por ishte më shumë se kaq. Këta janë njerëz që kanë krijuar komunitetin e tyre dhe e kanë stil jete”, shprehet Greensburg për ‘Daily Mail’.

Pjesëtarë të këtij komuniteti janë bankierë, mësues dhe doktorë.

Sipas fotografes, fëmijët e këtij komuniteti nuk pëlqejnë gjërat që pëlqejnë fëmijët e zakonshëm: “Një shembull i thjeshtë: nuk kanë idhull Justin Bieber.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA