Eshte 78 vjeç dhe gjate gjithe jetes se tij nuk ka lene shfaqje te vene ne skenen e “TOB” pa pare.

Ky zoteri eshte Montaz Dhrami, skulptor ne profesion dhe duket qe formimit te tij nuk i ka munguar kurre muzika.

Ajo ka nisur ta shoqeroje qe ne korridoret e liceut artistik, ku tingujt kane qene gjithnje ne sfond te studimeve dhe punes se tij. Aty nisi dashuria, te cilen nuk e braktisi me kurre.

“Mundohem t’i ndjek të gjitha shfaqjet. Kjo është e lidhur edhe me një fakt se disa nga keta artiste i kam pasur bashkënxënes dhe tani ndjek nxënësit e tyre”, thotë zoti Dhrami për emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”.

Montazi eshte nje prej personazheve me te njohur e dashamires ne mjediset e “TOB”. Te gjithe e njohin dhe e kane mik te vjeter. Silva Spiro, biletashitesja e ketij institucioni tregon se ai eshte miku me besnik i operas.

“Montazin e njoh prej 17 vitesh si një spektator i thjeshtë. Ai vjen në çdo shfaqje, nuk lë asnjë pa shikuar”, thotë Silva.

Repertorin e “TOB” ai e njeh po aq mire sa edhe krijuesit e veprave. Dhe dashuria per shfaqjet nuk ngopet kurre me premieren.

“Disa shfaqje i shoh për së dyti, per se treti, kur ke ndonje peng, nuk ke je në humor të mirë, e kaloj në këtë mënyrë”, thotë Montazi.

Dhrami  thote se admirimi per muziken eshte pjese e krijimtarise se tij. Madje gjate oreve te gjata te punes, ne sfond ka gjitmone nje muzike qe e shoqeron.

“Disa nga keto melodi jane futue edhe ne krijimitrarine time. Ne skulpture kalon ne duar, ne menyren si e prek balten, gurin”…

Jane te shumte kureshtaret qe pyesin me habi teksa shohin gjithmone ne cdo shfaqje, te njejtin personazh qe ze vend e ulet ne po te njejten karrige ne salle, per te ndjekur shfaqjen e radhes.

“Nuk eshte hobi, por nje nevoje shpirterore qe une i ndjek keto shfaqje te “TOB””, përfundoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA