Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në krah të meshkujve më të pushtetshëm të Botës. Janë në qendër të vëmendjes, shpesh nga modeli i flokëve, kostumi apo aksesorët që mbajnë, dhe herë të tjera edhe nga pushteti që bartin në vetvete dhe jo nga fama që u japin burrat e tyre.
Kur mendojmë për zonjat e para, gjithmonë mendja na shkon tek Amerika. Deri në shekullin XX, zonjat e para nuk kishin staf për t’i këshilluar, pasi roli i tyre nuk shihej me përparësi. Një zyrë e tillë u krijua vetëm në vitin 1978, kur u zgjerua roli dhe angazhimi i Rosalynn Carter. Ndërsa përgjatë viteve të fundit, përfshirja e tyre në kauza shoqërore është rritur dhe pamja e jashtme është një plus. Por, nuk mund të diskutohet për zonjat e para të SHBA-ve pa përmendur Hillary Clinton.
Është zonja Clinton që bart barrën famëkeqe të pakënaqësisë amerikane për presidencën e burrit të saj dhe pavarësisht arritjeve personale të Hilarit, shumë mendojnë se ajo ka qenë më mbresëlënëse para se të bëhej zonja e parë apo sekretarja amerikane e shtetit. Opinioni e gjykoi ashpër me mendimin se ajo mbajti një balancë të gabuar gjatë kohës kur ishte Zonja e Parë e Amerikës.
Në Francë, Daniele Mitterand dhe Bernadette Chirac u dukën të lumtura për përmbushjen e detyrave të tyre dhe mbështetjes së dhënë gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që Carla Bruni ishte e para “showgirl” që u bë zonjë e parë.
Pozicioni publik i gruas së kryeministrit britanik historikisht ka qenë më pak i dukshëm se homologet amerikane. Sipas konceptit modern të zonjës së parë, janë tre gra që e kanë përmbushur më së miri këtë mision në politikën angleze: Cherie Blair, Sarah Brown dhe Samantha Cameron. Duke u nisur nga suksesi i Samantha Cameron në sytë e shtypit dhe respektit mbarëbotëror për Sarah Brown, pavarësisht faktit se çfarë mendojnë njerëzit për burrin e kësaj të fundit, duket se zonjat e para britanike i kanë mirë punët me opinionin dhe vlerësimet ndaj tyre.
Edhe pse qëndrojnë pas famës së bashkëshortëve të tyre, aktive ose jo në jetën politike, indiferente apo të interesuara për karrierën e burrave, zonjat e para janë gjithmonë aty për të mbështetur njerëzit më të rëndësishëm të skenës politike globale.
Top Channel