Riparimi i statujës së Jezu Krishtit

22/01/2014 00:00

Specialistët në Rio de Janeiro në Brazil nisën punën për riparimin e gishtit të statujës gjigante të Jezu Krishtit, të dëmtuar nga një goditje vetëtime pak ditë më parë.

Për të kuptuar se sa gjigante është kjo statujë dhe se sa i madh është dëmi i shkaktuar, mjafton deklarata e zyrtarëve vendas që thonë se riparimi do të zgjasë të paktën 4 muaj.

Javën e kaluar Rio u përfshi nga një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me vetëtima të frikshme, por mahnitëse. Pamjet e siguruara në momentin kur rrufeja goditi statujën qarkulluan në gjithë mediat botërore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta