“Vaksinë” për tensionin e gjakut

21/01/2014 00:00

Një injeksion dy herë në vit do ta mbante presionin e lartë të gjakut në
fre. Për miliona njerëz, një gjilpërë mund të shënoje fundin e varësise
nga ilaçet e përditshme që ndihmojnë kontrollin e tensionit të lartë.

Ajo funksionon duke bllokuar efektet e hormonit pergjegjes per kontraktimin e muskujve rrethues te eneve te gjakut. Angiotensin 2 i shtyn mukusjt te mblidhen, enet te ngushtohen e per pasoje, presioni i gjakut ne muret e tyre rritet duke shtuar rrezikun e nje ataku kardiak.

Vaksina e detyron sistemin imunitar te leshoje antitrupa qe ndalojne ndikimin e ketij hormoni mbi muskujt. Injeksioni eshte ne faze eksperimentale dhe deri tani eshte testuar vetem tek kavjet e laboratorit. Shkencetaret e universitetit te Osakes ne Japoni kane vene re se per 6 muaj rresht, vaksina arriti ta mbaje ne nivele normale presionin e gjakut tek kafshet dhe pas kesaj periudha u paraqit nevoja per nje injeksion tjeter.

Shpresat jane qe brenda dy vjetesh, vaksina te testohet edhe tek njerezit. Hipertensioni prek nje ne pese vete ne Britani dhe nje ne tre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai besohet te jete pergjegjes per te pakten gjysmen e rasteve te atakut kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA