Schalke sanksionon 500 tifozë të Dortmundit

21/01/2014 18:05

Schalke 04 i ndalon hyrjen në stadiumin e saj 498 tifozëve të Borussias së Dortmundit për pesë vitet e ardhshme, lajmëroi klubi i Gelserkishtenit këtë të martë.

Sanksionet vijnë pas incidenteve të provokuara nga tifozeria udhëtuese në derbin e Ruhrit të zhvilluar gjatë fazës së parë të Bundesligës.

“Tifozët udhëtues që shkaktuan incidentet dhe rrezikuan sigurinë e të gjithë publikut, futbollisteve dhe trajnervëe në “Auf Schalke Arena” nuk mund të vizitojnë më impiantin tonë deri në vitin 2019″, shkruhej në komunikatën e klubit.

Tifozët e Dortmundit lëshuan fishekzjarre në fushë dhe shkatërruan një pjesë të ulseve, të cilat i lëshuan ndaj tifozëve vendas, në derbin e përfunduar 1-3 në favor të Borussias, në Tetor 2013.

Sanksioni i njëanshëm i Schalkes vjen tre ditë pasi në miqësoren me Këlnin, nga përplasja midis tifozëve mbeti i plagosur rëndë një tifoz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA