Rrahja e zemrës kthehet në energji

21/01/2014 00:00

Rrahja e zemrës shndërrohet në energji. Është një rezultat i arritur
falë nanoteknologjisë, që synon të lërë pas opsionin e baterive për
stimuluesit kardiakë dhe dispozitivët e tjerë.

Shirita fare të vegjël janë në gjendje të gjenerojnë elektricitet duke konvertuar në energji lëvizjet e zemrës, mushkërive dhe diafragmës.

I publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA, PNAS, rezultati është arritur nga një grup studiuesish i drejtuar nga John Rogers, i Universitetit të Illinoisit.

Testet e para kanë qenë inkurajuese dhe janë kryer në kafshë që kanë organe me dimensione të ngjashme me ato të njerëzve, si tek lopët, delet dhe derrat.

Sistemet për monitorimin e zemrës, si stimuluesit kardiakë apo defibrilatorët, janë të gjithë dispozitivë mjekësorë që për të funksionuar kanë nevojë për bateri, zëvendësimi i të cilave bëhet vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjike. (Në foto një dispozitiv me energji natyrale)

Për rrjedhojë, metodat e mbledhjes së energjisë nga proceset natyrale të trupit përbëjnë alternativa interesante për këtë problem dhe ofrojnë mundësi për dispozitivë biomjekësorë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta