PD, 2 padi Qeverisë në kushtetuese

21/01/2014 00:00

Partia Demokratike ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese kundër mazhorances.

Bëhet fjalë për vendimin e Parlamentit për të mos krijuar Komisionin Parlamentar për hetimin e klonimit të të dhënave të serverit të Tatimeve, si dhe perpjekjet ligjore për shkarkimin e kreut të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive.

Partia Demokratike ka dorëzuar dje dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese. Së pari, Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen si antikushtetuese të sulmit të hapur ndaj institucionit të pavarur të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të qeveritarëve, si dhe të përpjekjeve të paligjshme për shkarkimin e kreut të këtij institucioni.Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre.Gjithashtu, Partia Demokratike ka kërkuar të shpallë si antikushtetues vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndërhyrjen e paligjshme të njerëzve të Kryeministrit në sistemin kompjuterik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe zhdukjen e miliona të dhënave dhe deklaratave të subjekteve tatimore”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Top Channel