Opozita: Jo pjesë e reformës vendore

21/01/2014 00:00

Një ditë përpara Konferencës së Kryetarëve, që do të vendosë për
ngritjen e Komisionit Parlamentar për ndarjen e re të territorit,
opozita i përgjigjet negativisht ftesës për t’u bërë pjesë e tij.

Ne krahe te aleateve, kryetari Lulzim Basha deklaroi se mazhoranca duhet t’i garantoje opozites të drejten e vetos ne komisonin dypalesh dhe gjithashtu garancinë se reforma nuk do të votohet në sallën e Kuvendit në mënyrë të njëanshme.

“Konsensus të plotë dhe gjithëpërfshirës, për çdo vendimmarrje në çdo komision bipartizan për këtë çështje dhe konsensus të plotë, pra votë me konsensus për produktin final të kësaj reforme, e cila siç thashë është gjithëpërfshirëse, është e thellë, ka efekte të drejtpërdrejta, për cilësinë e jetës së qytetarëve, për decentralizimin, për autonominë vendore dhe që është një kriter i integrimit të vendit në BE dhe natyrisht ka efekte të drejtpërdrejta elektorale”, tha Basha.

Pavaresisht se Komisioni i propozuar eshte me numer te barabarte anetaresh te mazhorances dhe opozites, respektivisht nga tete te tille, dhe me bashkekryesim, kreu i opozites deklaroi se reforma po del jashte tradites se mire te se shkuares per hartim dhe miratimin e reformave te rendesishme.

Nese mazhoranca, qe aktualisht ka shumicen e cilesuar ne Kuvend, miraton e vetme ndarjen e re administrative, Lulzim Basha paralajmeroi: “Do të detyrojmë një reagim të fuqishëm të opozitës në çdo hapësirë institucionale, qytetare, kombëtare dhe ndërkombëtare. Uroj që mos ta shikoj këtë si një provë muskujsh, për të cilën natyrisht nuk angazhohem, por jemi gati nëse na thërrasin në sheshin e një beteje, që në fakt për ne dhe për çdo qytetar shqiptar duhet të ishte beteja për mbrojtja e kufirit të shenjtë të demokracisë”.

Top Channel