Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, shoqëruar nga Deputetet znj. Klodiana
Spahiu dhe z. Dashamir Shehi, mori pjese ne Sesionin e VIII te Asamblesë
Parlamentare te Mesdheut ne Marseille, France me ftese te Kryetarit te
Asamblesë Kombëtare te Francës z. Claude Bartolone dhe Presidentit te
Senatit te Frances z. Jean-Pierre Bel.

Gjate punimeve te Komitetit mbi Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Mjedisore te APM, Kryetari i Kuvendit Meta mbajti edhe një fjale nderi ku pasi vuri ne dukje vendosmërinë e koalicionit te ri qeverisës ne avancimin e reformave te ndërmarra, theksoi se Shqipëria i mban prioritetet e APM ne krye te axhendës se saj politike dhe sociale dhe se bashkëpunimi konkret nder-qeveritar dhe nder-parlamentar do te kontribuoje ne ruajtjen e rajonit te Mesdheut ne fokus te investitorëve ndërkombëtare.

Top Channel