Basha: Qeveria bashkim gënjeshtarësh

21/01/2014 00:00

Nga Gjirokastra , kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, e cilesoi
Qeverinë aktuale një grupim mashtruesish e kjo sipas tij dallohet në
faktin se brenda disa muajsh te gjitha premtimet e bëra në fushatë
elektorale u tërhoqen.

A premtuan këta që me ardhjen e tyre në pushtet nuk do kishte më lista? Që me ardhjen e tyre në pushtet çmimet do të uleshin? Që me ardhjen e tyre në pushtet do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune? Çfarë ka ndodhur? Sa lista janë eleminuar këtu në Gjirokastër? Sa vende punë janë hapur në Gjirokastër? Sa janë ulur çmimet në Gjirokastër? Ne, nuk themi që gjithçka duhet të ishte bërë brenda katër muajve, por ajo që dënojmë dhe do dënojmë gjithë ditën, është braktisja solemne që ky kryeministër i ka bërë premtimeve me të cilat erdhi në pushtet”, tha Basha.

Sipas Bashes, procesi i rivitalizimit dhe hapjes se Partise Demokratike do ta ktheje kete force ne alternative te vlefshme qeverisese.

“Të nisim përgatitjen tonë për t`u rikthyer më të bashkuar se kurrë më parë, më të hapur se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë për të evidentuar më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit për të udhëhequr betejat tona lokale, e për të filluar menjëherë nga puna për sendërtimin e alternativës tonë, jo si opozitë po si qeveria e nesërme”, tha Basha.

Hapi i pare sipas zotit Basha duhet te jete bashkimi i te gjithe te djathteve dhe kjo sipas tij eshte nje domosdoshmeri ne kushtet kur Qeveria e re po zhyt ne krize te gjithe sektoret prioritare te vendit.

Top Channel