
Që nga 2011-a, Partia Demokratike e ka humbur dy herë Kavajen, te cilen
nuk e kishte humbur asnjehere ne 20 vjet demokraci. Kur e humbi per here
te dyte bastionin e saj politik, Partia Demokratike humbi edhe të
gjithë Shqipërinë.
Por tani, demokratet po perpiqen te ringrihen dhe kryetari i tyre, Lulzim Basha eshte i bindur se, kur te analizohen arsyet e humbjes, demokratet e Kavajes do te japin nje leksion per te gjithe Partine Demokratike. Per kryetarin e Partise Demokratike, analiza do te jete e vlefshme jo me gjueti shtrigash, por vetem nese demokratet do te mund te vetekorrigjohen dhe te rizgjojne tek shqiptaret besimin dhe shpresen.
“Në Kavajë është vendi i duhur të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale, në procesin e zgjedhjeve që po hapim, pa disfatizëm, pa harakiri por pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjesë të elektoratit tonë drejt kundërshtarit”, tha Basha.
Per zotin Basha, i cili ka planifikuar te jete pjesemarres ne analizat e te gjitha qarqeve, eshte e rendesishme qe ky proces brenda partise demokratike te jete aq i qytetëruar, tolerant dhe gjitheperfshires, saqe pjese e Partise Demokratike te ndjehet gjithkush qe deshiron zhvillimin.
“Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, unë u them të gjithëve, se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirë e demokratëve të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirisë e cilido që dëshiron të kontribuojë përmes saj apo duke e mbështetur atë për Shqipërinë europiane, për demokracinë pjesëmarrëse. Duke u nisur nga ky shembull, ne duam që njerëzit ta shohim Partinë Demokratike si shpresë dhe siguri dhe veten e tyre, si pjesë të saj, edhe pa qenë anëtarë të saj me teser”, tha Basha.
Ne Kavaje, kryetari i Partise Demokratike e cilesoi si domosdoshmeri jetike per vendin ringritjen me shpejtesi te demokrateve, te cilet sipas tij, bashke me shqiptaret duhet te jene gati te perballen dhe te fitojne mbi papergjegjshmerine, arbitraritetin dhe paaftesine e Qeverise se Kryeministri Rama.
Top Channel