Marrëdhënia e dashur mes njeriut dhe ariut të murrmë

20/01/2014 00:00

Në përgjithësi, njerëzit zgjedhin për kafshë shtëpiake macet ose qentë, por Doug dhe Lynne Seus janë një çift që preferojnë arinjtë e murrmë. Doug dhe Lynne janë zbutës të këtyre kafshëve të cilët përdoren edhe në shumë filma të Hollivudit.

Ata kanë filluar të merren me arinjtë e murrmë në vitin 1973. “Nxënësi” i tyre i parë ka qenë Barti, i cili ka interpretuar në filma me Anthony Hopkins dhe Brad Pitt. Gjithashtu, Barti ka prezantuar një çmim Oscar në vitin 1998 së bashku me aktorin Mike Myers.

Aktualisht, çifti amerikan përkujdeset për 3 arinj të cilët kanë një karrierë kinematografike për t’u pasur zili. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e filmit ‘Dr Doolittle 2’, tjetri tek ‘Evan Almighty’ me Steve Carrell, ndërsa i treti shfaqet tek seriali “Game Of Thrones’.

Marrëdhënia e këtyre kafshëve me të zotët e tyre është e pabesueshme. Duke qenë se janë rritur që të vegjël nga Doug dhe Lynne, këto kafshë 650 kilogramëshe luajnë me padronët e tyre si të ishin qenushë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta